Nga Shqipëria / E Diel 25 Korrik 2021, 18:06

E kishte të ftuar në studio, Rudina reagon e prekur për ndarjen nga jeta të artistes

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka marrë sot një lajm të trishtë që e ka bërë të përlotet. Elona Hoxha, një artiste e re, e cila një muaj më parë promovoi artin e saj tek programi “Rudina” është ndarë nga jeta. 

Elona punonte në një bankë në Shqipëri, por pasioni i saj ishte të krijonte piktura e shenjues të faqeve të librave. Ajo u shua në moshën 33-vjeçare në aksidentin e djeshëm në Hamallaj, teksa udhëtonte në makinë me babain e saj.

Rudina ka reaguar e prekur me disa postime në Instagram ku shkruan se i duket e pabesueshëm ky lajm dhe e përshkruan Elonën si një vajzë të talentuar, të zgjuar dhe të bukur.

“I tmerrshëm dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Elonës. Vetëm një muaj përpara e kisha të ftuar në program për krijimet e saj të mrekullueshme. E trishtë shumë. Një vajzë e re, e talentuar, e zgjuar, e akoma më e bukur se brendshmi seç e shihni në foto. Një engjëll, shpirti yt u prehtë në paqe”, shkruan Rudina.