Nga Shqipëria / E Diel 25 Korrik 2021, 17:05

Shtatzënë për herë të parë, Fjorela Peto shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Fjorela Peto u largua nga emisioni pasi gjeti dashurinë jashtë. Kanë kaluar muaj dhe jeta e saj private ka të reja.

Burime pranë familjes së saj kanë treguar për “Iconstyle” se partneri i Fjorelës quhet Ani Brakaj dhe se ka një biznes privat. Sipas tyre, Fjorela po jeton ditët e saj më të lumtura, pasi është në pritje të ëmbël.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” do të bëhet nënë për herë të parë. Mësohet se ajo është tre muajshe shtatzënë dhe planifikon të jetojë me partnerin në Belgjikë pasi të celebrohen.

Fjorela ka publikuar dhe në rrjete sociale një foto ku barku i rrumbullakosur i duket shumë qartë.