Nga Shqipëria / E Diel 25 Korrik 2021, 16:04

Zyrtare! Varianti ‘Delta’ vjen në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë

Zyrtare! Varianti “Delta” i Koronavirusit ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik pas analizave të bëra në Gjermani.

Ministria thekson se konfirmimi i variantit Delta përkon me rritjen e rasteve përgjatë dy javë të fundit në vend dhe i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë.

“Nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Vaksinimi, shpëton jetë! Vaksinat veprojnë, ato reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Konmfirimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë", ka njoftuar Manastirliu.