Nga Shqipëria / E Diel 25 Korrik 2021, 14:02

Tragjedia me 10 viktima në Kroaci, arrestohet shoferi: Më zuri gjumi në timon

Shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci është arrestuar nga policia. Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic ka treguar se shoferi ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë”, ka thënë ai.

Autobusi i aksidentuar ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë. Fatkeqësisht u shënuan 10 viktima, shqiptarë të Kosovës. Ndërkohë 44 pasagjerë janë plagosur dhe 15 në gjendje të rëndë.

Burimi: "ABC News"