Pak ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa erdhi në Shqipëri. Ajo pa nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e një kopshti me 300 fëmijë, falë fondeve të mbledhura nga iniciativa e saj.

Dua u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj, si dhe me kryeministrin Edi Rama. Ajo u prit me shumë krenari dhe respekt në vendin tonë.

Në lidhje me këtë ka reaguar së fundmi dhe këngëtarja Besa Kokëdhima. Ajo është shprehur se Dua është bërë yll në një shtet tjetër, prandaj është pritur me aq lëvdata e kortezira.
Besa ka theksuar se arti në Shqipëri është në kushte mjerane pasi askush nuk e mbështet.
“Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare. Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e shoëmen-et me te spikatur jane politikanet”, ka shkruar ajo.





