Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë doli nga rruga. Fatkeqësisht, 10 pasagjerë humbën jetën, rreth 48 janë plagosur dhe 8 janë në gjendje të rëndë.

Drejtori i Mbrojtjes Civile, Damir Trut ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit fatal. Në një komunikim për mediat ai ka treguar se në autobus ndodheshin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve ka humbur jetën.

Po ashtu, Drejtori i Mbrojtjes ka konfirmuar se në autobus kishte dhe fëmijë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë lodhja e shoferit.
Burimi: "Abc News"
