Nga Shqipëria / E Diel 25 Korrik 2021, 12:12

Aksident tragjik në Kroaci/ Humbin jetën 10 shqiptarë, plagosen 48 të tjerë

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në autostradën “Slavonski Brod”, në Kroaci. Një autobus nga Kosova ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10  shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën, mes tyre njëri prej shoferëve, 48 janë plagosur dhe 8 janë në gjendje të rëndë.

Autobusi i aksidentuar është i linjës Frankfurt-Prishtinë. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lodhja e shoferit nga rruga.

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç  është shprehur se ky ka qenë aksidenti më i rëndë që ka parë.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë.

Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, ka thënë ai. 

Burimi: "Abc News"