Pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian është përfolur për një lidhje dashurie me ish-partnerin e Jennifer Lopez, Alex Rodriguez. Sipas mediave të huaja, Kriss Jenner e ka shtyrë Kim-in për të dalë me Rodriguez.

Megjithatë, burime pranë familjes Kardashian-Jenner kanë treguar për “Mirrors” se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se ata kanë marrëdhënie shumë të mira me Jennifer-in.

Këtë e ka vërtetuar vetë Kim me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo e ka uruar publikisht këngëtaren për 52-vjetorin e lindjes. Kim ka ndarë në Instastory një foto ku shfaqet me Jennifer-in, krahas së cilës ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë! Të dua!”.




