Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Korrik 2021, 23:11

Jennifer Lopez thyen rrjetin, konfirmon lidhjen me Ben Affleck me foton e nxehtë

 

Përgjatë kohëve të fundit lajmi i ribashkimit të Jennifer Lopez me Ben Affleck ka bërë bujë të madhe në media. Dyshja janë rikthyer me njëri-tjetrin pas 17 vitesh të ndarë dhe së fundmi këtë e ka konfirmuar vetë diva me famë botërore.

Jennifer feston sot 52 vjetorin e lindjes dhe gjejeni çfarë? Në ditën e saj të veçantë ajo ka publikuar foton më të ëmbël krah Benit, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre.

Çifti shfaqen duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë. Kujtojmë se Jennifer konfirmoi ndarjen nga Alex Rodriguez në Prill të këtij viti.