
Ndodh shpesh që vajzat e showbizit të bëjnë “xing” me njëra-tjetrën. Këtë herë ka qenë rradha e dy bukurosheve shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Afërdita Dreshaj.
Ditën e sotme Afërdita ka publikuar disa foto ku shfaqet e veshur me një fustan me lule, në ngjyrë të verdhë dhe jeshile.
Të njëjtin fustan e ka veshur dhe Xhensila tre ditë më parë. Me siguri, këngëtarja e ka veshur për ndonjë klip muzikor, ndërsa Afërdita e ka zgjedhur këtë veshje për një darkë.