Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Korrik 2021, 17:05

‘A të pengon?’, Afrona Dika flet për raportin me vajzën e Bleros

Blero dhe Afrona kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në martesë me datë 21 Shtator 2019. Dasma u organizua në Shëngjin dhe të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë. Afrona ka krijuar një lidhje shumë të veçantë me vajzën e të shoqit, Tarën dhe kalojnë shpesh momente të bukura familjare.

Ditën e sotme ajo ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku është pyetur rreth saj. “A të pengon vajza e Bleros?”, i ka shkruar dikush.

Afrona nuk ka hezituar të përgjigjet duke i thënë të gjitha cilësitë e mira që i shikon te Tara.

“Jo, çfarë? Aspak! Tara është një vajzë kaq e ëmbël e edukuar, shpirt i bukur dhe një vajzë shumë e sinqertë. Jo sepse është vajza e Blerimit por e dua shumë”, ka replikuar ajo.