Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Korrik 2021, 17:05

'Je nënë e dy fëmijëve, s'të ka hije', Gjiko kritikon Elitën për veprimin

Gjiko dhe Elita janë padyshim një nga çiftet më simpatik të showbizit, por edhe shumë të komentuar në rrjete sociale, ku shpeshherë ndajnë momente nga dita e tyre.

Ja së fundmi Elita ka postuar një foto me flokët e kapur dy bishtaleca dhe tregon që Gjiko e ka kritikuar. 

"Gjiko po thotë nana e dy fëmijëve me kika nuk të kanë hije", shkruan Elita duke treguar kështu se bashkëshortit nuk i ka pëlqyer aspak ky model flokësh.

Megjithatë Elitës duket se i pëlqen shumë e madje ka postuar edhe një foto tjetër me bishtaleca.