Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4063 testime dhe janë konfirmuar 25 raste të reja me Koronavirus. Të infektuarit janë konstatuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.
Gjatë orëve të fundit betejën me Covid në vendin tonë e kanë fituar 7 pacientë, ndërsa në spital po marrin ndihmë mjekësore 8 pacientë duke e çuar në 272 numrin e pacientëve aktivë. Fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të shëruarve ka arritur në 130 125 qytetarë.
