Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Korrik 2021, 17:05

Vazhdon të jetë single, por ka një problem: Kiara Tito hap ‘thesin’ e jetës private

Kiara Tito është padyshim një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private, por së fundmi e ka thyer heshtjen.

Kiara ka treguar se është beqare. Ajo ka rrëfyer se për momentin nuk ka asnjë mashkull në zemër, e se për më tepër nuk di as se si të flirtojë.

“Po tani me kë t’i bëj pushimet? Me shoqërinë! Unë nuk di të flirtoj. S’kam asnjë lajm të ri për momentin. Jam single”, është shprehur Kiara gjatë një interviste për “Pushime on Top”.