Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Korrik 2021, 17:05

'Tradhtinë nuk e fal, Antonelën...', Mevlani tregon a u pendua për këngën që i dedikoi Ledjanës

Pavarësisht debateve të fundit mes tyre, Mevlani nuk është bërë pishman që i ka dedikuar këngë Ledjanës. Kështu tregon ai në një intervistë 60 sekondëshe për "Prive".

"Pishman nuk do thoja", u përgjigj Mevlani teksa i pyetur sesi do i përgjigjej Ledjanës, tha një pjesë nga kënga: "E bukur sikur zana".

Mevlani tregoi se Antonelën e ka takuar para 10 ditësh dhe tha se tradhtinë nuk e fal kurrë.