Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Korrik 2021, 14:02

Lidhja e Era Istrefit me djalin e biznesmenit, zbulohen detajet

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se Era Istrefi ka nisur një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Identiteti i tij nuk bëhej i ditur, por sipas mediave ata po i kalonin pushimet bashkë.

Megjithatë "Prive" zbulon detaje të tjera dhe raporton se ky lajm nuk është aspak i vërtetë. 

Nuk dihet nga kanë rrjedhur këto thashetheme, por "Prive" është interesuar dhe ka mësuar se Era aktualisht nuk është në një lidhje me djalin e një biznesmeni dhe po punon në heshtje për rikthimin e saj në muzikë.