Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Korrik 2021, 12:12

Drejtoreshë për ngrohjen globale? Reagon Eli Fara

Së fundmi qarkulloi në media një lajm sipas të cilit për 8 vite me radhë këngëtarja e mirënjohur Eli Fara ka marrë pagë nga shteti si e “punësuar” në Ministrinë e Mbrojtjes në Shqipëri për pozitë të drejtoreshës ndonëse nuk ka ekzistuar fara kjo pozitë. Pas vitit 2009, pretendohej se këngëtarja u emërua si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.

Pas raportimeve, Eli Fara ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke sqaruar publikun per lajmet e pavërteta dhe se ka punuar fort në muzikë për të pasur jetën që ka. 

Reagimi i plotë i këngëtares: “Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali, gjithe jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pafund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!! Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve!

Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!"