Babai i dy supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid dhe Anwar Hadidit, manjati i pronave Mohamed Hadid është futur në konflikt me fqinjët e tij.

Ai është paditur nga fqinjët në Los Anxhelos pasi pretendojnë se shtëpia gjigante e ndërtuar prej tij në Bel Air, i ka kthyer jetët e tyre në makth dhe ndihen të rrezikuar, raporton Daily Mail. Fqinjët kërkojnë miliona dollarë dëmshpërblim.

Rezidenca gjigante e Hadid ka 2-fishin e përmasave të lejuara sipas ligjeve lokale. Dy vite më parë një gjykatës që e quajti ndërtesën një rrezik për komunitetin përreth, por pavarësisht kësaj po vazhdon të ndërtohet.

Avokatët e Hadid pretendojnë se një nga fqinjët, Joe Horacek, ka një inat personale kundër biznesmenit.

Manjati 72-vjeçar i pasurive të patundshme u fotografua jashtë gjykatës të enjten.


