Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Korrik 2021, 10:10

'Gocat po përfundojnë me burra të vjetër', Robert Berisha: Kjo ndodh në Shqipëri dhe Kosovë sepse...

Robert Berisha i ftuar në “Breaking” ka folur edhe për një fenomen që ndodh shpesh, lidhjet e vajzave me burra më të mëdhenj e më të vjetër në moshë.

Gjatë intervistës Roberti është shprehur se kjo ndodh kur vajzat rriten pa dashurinë e babait.

“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100%”, tha këngëtari.