Nga Shqipëria / E Premte 23 Korrik 2021, 19:07

Bashkëpunimi me Noizyn theu rrjetin, Dhurata Dora jep një tjetër lajm të mirë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dhurata Dora publikoi së fundmi bashkëpunimin e parë me Noizyn. Kënga mban titullin “Mi amor” dhe ka arritur mbi 1 milion klikime në më pak se 24 orë.

Mirëpo Dhurata nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Teksa ka falenderuar Shqipërinë dhe Kosovën për suksesin, ajo ka njoftuar se kjo këngë është e para nga albumi i saj i ri.

Domethënë, këngëtarja po punon për një album të ri, i cili me siguri do të publikohet së shpejti.