Nga Shqipëria / E Premte 23 Korrik 2021, 18:06

Dua Lipa erdhi në Tiranë, zbulohet arsyeja fisnike që na bëri të gjithëve krenarë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka ardhur në Tiranë dhe për një arsye shumë fisnike. Me anë të disa fotove të publikuara në rrjete sociale, ajo ka treguar se do të ndjekë nga afër punimet për realizimin e një kopshti për 300 fëmijë.

Ky kopsht po ndërtohet me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, të krijuara nga vetë Dua dhe miqtë e saj. Për më tepër, vetë këngëtarja i ka dyfishuar këto fonde për të ardhur sa më shumë në ndihmë.

“Një nder të jem në Tiranë sot për të parë ndërtimin e kopshtit “Sunny Hill”. Pas tërmetit në vitin 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi Bondnyc, unë dyfishova fondet dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që jam këtu me familjen dhe miqtë e mi. Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për ndihmën e tyre gjatë këtij procesi. Kopshti hapet me 15 Shtator 2021", është shprehur Dua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)