Çifti shumë i dashur për publikun, Mozzik dhe Loredana kanë bashkuar forcat dhe në muzikë. Vetëm së fundmi ata kanë publikuar këngën “Nëse don”, e cila është pjesë e albumit “No Rich Parents”.

Në fillim të këngës shfaqet një tekst në gjuhën gjermane, ku thuhet se të ardhurat e videoklipit do të shkojnë për fëmijët e braktisur dhe në nevojë.

“No Rich Parents ka një kuptim më të thellë për ne, se sa thjesht një titull albumi. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që buxhetin e videoklipit ta dhurojmë në fondacionin “SOS Fshatrat e Fëmijëve” në Kosovë dhe për fëmijët e braktisur dhe në nevojë në të gjithë botën. Çdo kontribut sado i vogël ndihmon për të bërë një ndryshim të madh", thuhet në hyrje të klipit.





