Nga Shqipëria / E Premte 23 Korrik 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë viktimë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2377 testime dhe janë konfirmuar 31 raste të reja me Koronavirus.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Koronavirus. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.