Nga Shqipëria / E Premte 23 Korrik 2021, 17:05

U shfaq në klipin e tij, Nevina Shtylla flet për raportin me Capital T

Pak kohë më parë Capital T publikoi këngën e tij më të
re, të titulluar “Buzëqeshja”. Moderatorja bukuroshe Nevina Shtylla është modele në klip dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Përgjatë kohëve të fundit emrat e tyre janë lakuar në rrjet dhe për një romancë të mundshme. Mirëpo, mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi. Këtë e ka konfirmuar vetë Nevina, gjatë një intervistë për “Wake up”.

Moderatorja ka treguar se nuk do ta shohim më në projekte muzikore.

“Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë. Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij. Në fillim isha skeptike së më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi.

Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Isha kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, tha Nevina.