Dua Lipa ka ardhur në Tiranë së bashku me Anwar Hadid dhe familjen e saj. Ata janë mirëpritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndarë pamjet në Facebook.

Në shenjë mirënjohje për sukseset, asaj i është dhuruar një targë shqiptare nën emrin “DUA 100 Tr’ e shoqëruar bashkë me flamurin kombëtar dhe një xhinxhife.

Anwar u bë shumë kurioz se çfarë është xhinxhifja dhe Veliaj e sqaroi se kjo kapele është pjesë e kostumeve për gratë dhe dikur ato i mbanin për të qenë të pavarura pasi kishin florinjtë e vetë.

Ndërkohë, Dua i dhuroi Veliajt albumin e saj “Future Nostalgia” me autograf.

