Nga Shqipëria / E Premte 23 Korrik 2021, 15:03

E akuzojnë për fotoshop në të pasme, Sindi shpërthen ndaj komentuesve

Sindi Loci, ish konkurrentja e "Përputhen", vazhdon të jetë në vëmendje, por këtë herë në rrjete sociale, ku ajo është shumë aktive. Mirëpo për fotot e fundit është akuzuar për fotoshop.

“O Sindi se kuptoj pse u shtrembëruan shkallët aty, s’di pse bën Photoshop”, i shkruan një ndjekës ish-konkurrentes. “Po kisha pak fiksim t’i bëja photoshop edhe shkallëve, t’i bëja me forma se photoshopi te shkallët as nuk më ndihmonte aspak tek trupi im”, i përgjigjet Sindi me ironi.

Ajo i është përgjigjur edhe një komenti për të pasmet e saj duke theksuar se për peshën që ajo ka, ka më shumë fundshpinë se gjysma e Shqipërisë.

“Për aq kile sa kam për momentin kam më shumë se gjysma e Shqipërisë. Po avash avash se s’keni parë asgjë”, shkruan Sindi.