Nga Shqipëria / E Premte 23 Korrik 2021, 14:02

Dua Lipa ka ardhur në Tiranë, takon kryeministrin dhe merr një dhuratë

Dua Lipa ka ardhur në Tiranë, por nuk ka treguar asgjë në rrjete sociale. Ka qenë kryeministri Rama që ka publikuar një foto me Duan dhe ka treguar se i ka dhuruar librin me pikturat e tij.

"DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s'ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike", shkruan Rama.