Nga Shqipëria / E Premte 23 Korrik 2021, 14:02

Grushta në emision, ish-zv.ministri godet anëtarin e Partisë për Ndryshimin

Anëtari i Partisë së Ndryshimit Sergiu Tofilat në Moldavi ka qëlluar ish-zv-ministrin e Brendshëm Ghenadie Cosovan pasi kanë debatuar në një studio televizive. Gjatë debatit, Ghenadie Cosovan i hodhi gotën me ujë në fytyrë Sergiu Tofilat ndërsa ky i fundit iu kthye duke e goditur në fytyrë e duke e rrëzuar nga karrigia.

Ghenadie Cosovan: Pse nuk flisni se si tubacionet e gazit u privatizuan nga ata që ju i quani heronj dhe patriotë të mëdhenj

Sergiu Tofilat: Por, zoti Cosovan, ju nuk keni turp sepse i keni shërbyer regjimit të Plahotniuc, në vitin 2017 keni mbajtur tubime për të mbështetur sistemin e përzier, në qershor 2019 keni shkuar në një tubim para selisë së PAS, për të parandaluar koalicionin kundër Plahotniuc, veçanërisht për ta mbajtur atë në pushtet. Ju jeni bashkëpunëtor në uzurpimin e pushtetit shtetëror .

Ghenadie Cosovan: Ju kurrë nuk do të ma mbyllni gojën.

Sergiu Tofilat: Keni probleme me dëgjimin

Ghenadie Cosovan: Gjatë kësaj periudhe, unë zbulova skemën e korrupsionit të deputetëve, kur të gjithë heshtnin …