Nga Shqipëria / E Premte 23 Korrik 2021, 10:10

Iu caktua 40 ditë burg, Fjolla Morina reagon dhe sulmon ashpër mediat

Fjolla Morina ka befasuar sërish. Këngëtares iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë për qëllim ekstradimi, drejt vendit tonë. Megjithatë ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale.

Së fundmi Fjolla ka komentuar në një lajm të portalit Prive.

“Çfarë gënjeshtra këto portalet”, është shprehur Fjolla ndonëse nuk ka precizuar se cila pjesë është “gënjeshtër” .

Mbetet e paqartë si ka qasje në Facebook këngëtarja dhe nëse është vërtet ajo prapa komentit nga llogaria autentike e saj në Facebook.

Kujtojmë që Fjolla publikoi edhe në Instastory një foto nga pushimet, ku shfaqej bashkë me vajzën e saj të vogël.