Fation Kuqari, ish-konkurrenti i “Përputhen”, publikoi së fundmi një video duke ecur me shpejtësi marramendëse në rrugë. I riu nga Fieri shfaqej në një video në Instastory duke ecur me shpejtësi 215 km/h me makinën e tij Audi.
Së fundmi Abcnews.al, mëson se Kuqari është gjobitur me një shumë prej 40 mijë lekësh të rinj. Gjoba ndaj Kuqarit, vjen në një kohë kur policia vijon aksionet për ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe sensibilizimin e të rinjve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët.

