Pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian po përflitet për një lidhje me ish-partnerin e Jennifer Lopez, Alex Rodriguez. Sipas mediave të huaja, Kris Jenner e ka shtyrë Kim-in për të dalë me Rodriguez.

“Kim nuk është tipi i Alex, por Alex do të dëshironte të gjente një partnere të famshme për të rivalizuar Jennifer dhe Ben. Kim është gjithashtu më e re se Jen, dhe ai është vërtet i impresionuar me gjithë rrugëtimin e saj në fushën ligjore. Kim po studion për drejtësi dhe ka bërë fushatë për reformën në burg. Ata kanë komunikuar shumë. Është ende herët, por të dy duken perfekt për njëri-tjetrin dhe Kris me të vërtetë po e inkurajon Kim t’i japë Alex një shans. Ajo mendon se ata mund të bëhen çifti i ri i artë i Amerikës”, ka treguar një burim për revistën “Heat”.

Mirëpo, burime pranë familjes janë shprehur se Kardashians kanë marrëdhënie të mira me Jennifer Lopez dhe se ky lajm nuk është i vërtetë.




