Nga Shqipëria / E Enjte 22 Korrik 2021, 17:05

Greqia tronditet nga dy tërmete të njëpasnjëshme, ja sa ishte magnituda

Greqia është tronditur nga dy tërmete të njëpasnjëshme pasditen e sotme. Mësohet se tërmetet kanë qenë me një magnitudë prej 4.5 të shkallës Rihter.

Tërmetet janë regjistruar me një minutë diferencë në orën 17:15 të pasdites së sotme. Sipas Institutit Gjeodinamik , tërmeti i parë kishte epiqendrën e tij 24 km në jug-perëndim të Nisyros dhe një thellësi prej 10 km.

Tërmeti i dytë u përqendrua 22 km në jugperëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi prej 7.7 km.

Burimi: "Abc News"