Nga Shqipëria / E Enjte 22 Korrik 2021, 14:02

Ju ka munguar? Rikthehet Vedat Ademi

Vedat Ademi prej vitesh jeton në SHBA, me bashkëshorten e tij dhe fëmijët megjithatë këtë vit do të rikthehet sepse publiku shqiptar po i mungon shumë.

Vedati tregoi i ftuar në “Pushime On Top” se do mbajë një koncert recital.

“Dua që të bëj një koncert recital. Përveçse një recital dua të bëj dhe diçka tjetër që ndoshta do jetë pak më e madhe sesa aq, që ka të bëjë me mua, me karrierën time ndoshta dhe me jetën time në muzikë. Do të përfshijë sigurisht edhe familjen time e gjithë gjërat që unë kam kaluar në muzikë. Shpresoj që koncerti recital të realizohet. Janë shumë njerëz që vazhdimisht më shkruajnë dhe duan diçka nga unë. Edhe mua personalisht më mungon shumë publiku i Tiranës”, tha Vedati.