
Elvana Gjata u rikthye fuqishëm këtë vit duke publikuar albumin "Çelu" e duke sjellë vazhdimisht këngë të reja, si "Loti" dhe bashkëpunimet me Ylli Limanin e me artisten rumune Ina.
Por Elvana përpos muzikës ka sjellë edhe shumë frymëzim me look-un e saj duke rikthyer disa trende që në vitet '90 kanë qenë shumë të përhapura.
Si përshembull karficat në flokë, thonjtë me zinxhir, flokët topuzë, syzet me gurë apo bikinit e bardha me shtrat të lartë.