Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Korrik 2021, 16:04

Do martohej në shtator, Shkurte Gashi tregon pse e anuloi dasmën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë pak kohë më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Mal. Shkurtja është shumë e rezervuar rreth jetës private, por për herë të parë për emisionin NIN, Shkurtja u shfaq për herë të parë me bashkëshortin, Albert Limani dhe djalin e tyre.

Këngëtarja ka rrëfyer në emision detaje dhe histori të pathëna nga jeta e saj duke treguar sesi i ndryshoi jeta pas lindjes së vogëlushit.

Shkurte Gashi dhe Albert Limani e kishin planifikuar dasmën e tyre për në shtator të vitit të kaluar. Por kjo nuk u realizua dhe këngëtarja tregoi pse.

Ajo tregoi se vdekja e vjehrrit të saj ka qenë shkaku që çifti kanë shtyrë dasmën dhe zbuloi se këtë vit do të organizojë një festë të madhe për synetin e djalit ku edhe do të kurorëzohet me Albertin.