Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Korrik 2021, 16:04

Gjykata cakton masën e sigurisë për FjollaMorinën

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për këngëtaren Fjolla Morina. Togat e zeza i caktuan masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë për qëllim ekstradimi, drejt vendit tonë.

Këngëtarja u arrestua dy ditë më parë pranë biznesit të saj në Prishtinë. Ajo ishtë e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi u largua nga vendi i qëndrimit që i kishte përcaktuar gjykata e Kukësit. Rreth një vit më parë këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës pas në çantën e saj u gjetën 2 pistoleta. 

Burimi: Klan News