
Festa e 300 studentëve të një universiteti ka përfunduar me dhjetë të plagosur në Taranto të Italisë. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në klubin e Yachting-ut në San Vito, ku gjatë festës së studentëve dy grupe filluan të grindeshin me njëri-tjetrin. Një i ri më pas nxori armën dhe si pasojë e të shtënave plagosi katër vajza dhe gjashtë djem.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dyshohet se të rinjtë janë grindur për shkak të ndikimit nga alkooli që kishin konsumuar.
Të plagosurit janë të moshës 20 dhe 28.