Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Korrik 2021, 14:02

Kaq u desh dhe kënga e re e Elvanës po bën namin që tani

Elvana Gjata nuk ka të ndalur këtë verë dhe sërish do të sjellë një këngë të re. Këtë herë vjen në bashkëpunim me dy artistë shumë të njohur rumun, Sickotoy dhe Inna.

"Papa" mban titullin kënga që do të publikohet me datë 23 siç njofton Elvana sot duke publikuar edhe një teaser.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të çmendet e të gjithë po presin me padurim publikimin e këngës, pak nga e cila mund të dëgjoni më poshtë.