
Salsano Rrapi dhe Erjola Kakeli kanë kurorëzuar dashurinë e tyre shumë vjeçare mbrëmjen e kaluar në jugun e Shqipërisë me një dasmë shumë private ku të ftuar ishin vetëm njerëzit e tyre më të dashur.
Erjona kishte organizuar një festë surprizë për ditëlindjen e Salsanos dhe i vënë atij unazën në gisht, moment të cilin e kanë dëshmuar gjithë miqtë e pranishëm në festë.
Revista Who ka mundur të sigurojë fotot ku duket çifti duke e kremtuar dashurinë e tyre fare buzë detit.
Salsano dhe Erjona bashkëjtojnë prej shumë vitesh dhe janë prindër të dy vajzave.