Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Korrik 2021, 09:09

'Jam e bllokuar', psikologia e Caroline: Ajo më tha se donte të ndahej nga Babis

Psikologia e Caroline Crouch ka zbuluar detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Greqinë rreth dy muaj më parë. Eleni Mylonopoulou tha se Caroline i kishte thënë se donte të divorcohej.

Psikologia tregoi se Caroline dhe Babis kishin ndjekur 20 seanca këshillimi me të duke treguar se çfarë i kishte thënë ajo në takimin e tyre të parë. Sipas ANT1, Eleni Mylonopoulou tha se Anagnostopulos fillimisht foli për depresionin e Caroline pas lindjes.

Sidoqoftë, kur ai u largua nga zyra dhe takimi vazhdoi pa praninë e tij, vajza i tha asaj se donte të divorcohej dhe kërkoi ndihmë, duke deklaruar se ndihej e bllokuar nga 32-vjeçari.