Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Korrik 2021, 01:01

Vrau të dashurën 26-vjeçare, avokati i grekut: Vuan nga probleme mendore

Avokati i vrasësit të 26-vjeçares në Greqi do të kërkojë një ekspertizë mjekësore për klientin e tij duke pretenduar se ai vuan nga probleme mendore për të cilat merrte trajtim mjekësor të cilin e kishte ndërprerë kohët e fundit. Ai tha se ka dokumente që e provojnë këtë gjë duke treguar se ai ishte mjekuar rregullisht për një kohë të gjatë.

30-vjeçari rrëfeu vrasjen e Garyfallias gjatë pushimeve pas arrestimit. Duke folur për gazetarët teksa po hipte në automjetin e patrullës së policisë për t’u dërguar në qendrën e paraburgimit ai tha “Ngushëllime dhe forcë për familjen Garyfallias”.

Avokati deklaroi se prindërit e autorit janë gjithashtu në ishull, të shkatërruar dhe kurrë nuk e kanë pritur që fëmija i tyre të arrijë këtë veprim.

Burimi: abcnews