Nga Shqipëria / E Martë 20 Korrik 2021, 21:09

I lidhur me Adrolën? Dedikimi romantik i Capital T nuk duhet humbur

Pak kohë më parë i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Capital T rrëfeu se është në një lidhje. Ndonëse ai nuk e zbuloi identitetin e partneres, në rrjet është përfolur se bëhet fjalë për modelen Adrola Dushi.

Dyshja janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë. Adrola apo jo, Capital T duket se është shumë i dashuruar.

Vetëm së fundmi ai ka publikuar një shprehje shumë romantike në rrjete sociale, dedikim për njeriun e zemrës. “Si dhuratë prej qielli m’ke pik”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Reperi.