Nga Shqipëria / E Martë 20 Korrik 2021, 17:05

Sytë zemra: Aurela Gaçe pozon me vajzën e vogël dhe ua sa qenka rritur

Siç dihet, Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave të quajtura Grace dhe Abigail. Ndonëse këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ajo publikon rrallë foto familjare.

Një ndër këto të rralla herë është kjo e Hënë, pasi Aurela ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël. Ajo shihet në det me të bijën Abigail, e cila është rritur shumë që nga kur e kemi parë për herë të fundit.

“Jeta e vogël e mamës, Abigail, gëzimi i babit. Falenderuese”, ka shkruar Aurela krahas fotos me vogëlushen 5-vjeçare.