Nga Shqipëria / E Martë 20 Korrik 2021, 17:05

Na vjen keq Eni, por Antonela e veshi e para! Dy vajzat bëjnë 'xing' me të njëjtën veshje

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eni Koçi ka bërë xing me një ndër konkurrentet e “Përputhen”. Bëhet fjalë për Antonelën, e cila ishte një ndër vajzat më të komentuara të programit.

Eni ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet e veshur me një fustan-xhaketë, i cili është i njëjtë me atë që ka veshur Antonela gjatë “Përputhen”.

Si Eni, ashtu dhe Antonela duken mjaft bukur. Kujt mendoni se i shkon më shumë?