Nga Shqipëria / E Martë 20 Korrik 2021, 17:05

E fundit/ Rritet numri i rasteve të reja me Koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me Koronavirus. Nga 3526 testime të kryera janë konfirmuar 43 raste pozitive.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.

Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë humbje jete.