Nga Shqipëria / E Martë 20 Korrik 2021, 16:04

‘Do të të djeg shpirtin’, Atdheu i kthehet keq Blerimit: Të sheh nga b*thët

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Atdheu dhe Blerimi janë përplasur keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi gjatë emisionit “Në Pranga”, ku Atdheu dogji foton e Blerimit.

Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga Blerimi, i cili reagoi i revoltuar në rrjete sociale.“Ai bishti i zi që dhe çehren nuk e ka të shqiptarit, mbrëmë në një intervistë të tij e kishte djegur foton time. Unë e di që ai vdes të më djegë mua sepse ka tentuar disa herë, por gjithmonë e ka pasur të kotë. Unë dua ta pyes si është ndjerë kur dy shokët tonë (Arsimi dhe Eri) e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në brekë prej tyre. Mbrëmë as që guxoi t’ua përmendte emrat. Dua t’i them që unë foto nuk djeg, ama shpirtin ta djeg keq. Mbaje mend këtë”, tha ai.

Deklaratës së tij i është përgjigjur menjëherë Atdheu. “Loçka vogël paska reaguar, qenka acaruar keq. Paska filluar me djeg shpirta, po niset me djeg shpirta e kam hall se të sheh nga b*thët”, ka shkruar ai.

Më tej Atdheu ka publikuar një foto me motor, duke thënë se në rast frike mjafton t’i japësh gazit.