Atdheu ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Në Pranga”, ku u pyet rreth konkurrentëve të “Përputhen”. I pyetur rreth Blerimit, Atdheu nuk bëri asnjë koment, por dogji foton e tij.

Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga Blerimi, i cili ka reaguar i revoltuar në rrjete sociale. Ai e ka kërcënuar publikisht duke i thënë “do të ta djeg shpirtin”. Po ashtu, Blerimi ka rrëfyer se Eri dhe Arsimi janë zënë me Atdheun dhe e kanë tërhequr prej motorri.

“Ai bishti i zi që dhe çehren nuk e ka të shqiptarit, mbrëmë në një intervistë të tij e kishte djegur foton time. Unë e di që ai vdes të më djegë mua sepse ka tentuar disa herë, por gjithmonë e ka pasur të kotë. Unë dua ta pyes si është ndjerë kur dy shokët tonë (Arsimi dhe Eri) e kanë tërhequr nga motorri dhe gati sa nuk e ka bërë në brekë prej tyre. Mbrëmë as që guxoi t’ua përmendte emrat. Dua t’i them që unë foto nuk djeg, ama shpirtin ta djeg keq. Mbaje mend këtë”, është shprehur Blerimi.




