Nëna e Jul Dedës feston sot 60-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar aktori e surprizoi me një dedikim shumë emocionues. Juli postoi një foto të shkrepur së fundmi dhe një tjetër kur ishte fëmijë.

“Keto dy foto kane shume vite diference, por shikoje pak Mam, buzeqeshja jote eshte njesoj, drita dhe miresia ne syte e tu eshte e njejta. Gjithmone e dashur, gjithmone e perkushtuar per familjen dhe une gjithmone i vogel per ty, sepse ti edhe sot si atehere nuk harron te me thuash ‘Juli, veshu mama se ftofesh’. Je e mire shume, je qershia mbi torten tone te familjes…!
Ma gezofsh 60 vjetorin! Zoti te bekofte e shtrenja ime, ashtu siç na ka bekuar ne me pranine tende! Te du fort Mam…! ”, shkruan aktori.


