Nga Shqipëria / E Martë 20 Korrik 2021, 13:01

Armina zbulon sekretin për flokë të shëndetshëm dhe e gjitha është tek larja

Armina Mevlani është shumë aktive në Instagram dhe shpeshherë ndan edhe këshilla me ndjekësit. Së fundmi blogerja ka treguar çelësin për flokë të shëndetshëm që shkëlqejnë, kur dikush e pyeti sa herë në javë i lan ato.

“Sa herë në javë i lan flokët”, ishte pyetja e ndjekësit.

“Mundohem 2-3 herë në javë por varet nga eventet (ka raste dhe më shpesh). Më e mira është 2 herë”, iu përgjigj Armina, pasi larja e shpeshtë i dëmton flokët. Shampoja është krijuar për të pastruar lëkurën e kokës dhe për të hequr vajin e tepërt. Por nëse e teproni me larje shampoja mund të dëmtojë flokët tuaj.