Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. Mijëra besimtare që herët në mëngjes kanë falur namazin në sheshin Skëndërbej.
Gjatë faljes se Kurban Bajramit, klerikët myslimanë bënë apel për më shumë paqe, dashuri mes njerëzve dhe ndihmë ndaj personave në nevojë. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e tij ka theksuar dhe ka kërkuar më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.
“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat. Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjetrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë Spahiu.
Pas faljes besimtarët e pranishëm shkëmbyen mesazhe të shumta urimi ndërmjet tyre. E njëjta atmosferë festive ka shoqëruar faljen e Kurban Bajramit në çdo xhami të vendit.
